Ndërlidhjet

Rritet besimi i konsumatorëve amerikanë


Ilustrim
Ilustrim
Besimi i amerikanëve në ekonomi është rritur në muajin maj, në nivelin më të lartë në pesë vjet.

Bordi i Konferencave, një grup kërkimor privat me seli në Nju Jork, tha se indeksi i besimit i konsumatorëve është rritur në muajin maj në shkallën 76.2.

Në muajin prill ky besim ishte ne 69.0 dhe është më i madhi që nga tetori i vitit 2008.

Besimi i konsumatorëve në ekonomi sipas agjencisë AP shikohet për së afërmi, pasi shpenzimet e tyre llogaritet të përbëjnë 70 për qind të aktiviteteve ekonomike të SHBA-së.
XS
SM
MD
LG