Ndërlidhjet

Romani i tretë i Bridget Jones del në tetor


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Romani i tretë i Bridget Jones, i titulluar “E çmendur rreth djaloshit”, do të publikohet më 10 tetor, ka thënë botuesi britanik i Jonathan Cape, njofton DPA.

Dy romanet e para të Helen Fielding rreth beqares së pafat janë shndërruar në filma të njohur me aktorët Renee Zellweger, Colin Firth dhe Hugh Grant.

Ditari i Bridget Jones, i botuar në vitin 1996 dhe vazhdimi me titullin “Skaji i Arsyes” në vitin 1999, janë shitur në 15 milionë kopje në 40 vende.

Botuesi ka thënë se libri i ri paraqet një fazë krejtësisht të re në jetën e Bridget.

“Bridget është e vjetër, ajo mban ende ditar, por gjithashtu është zhytur në dërgimin e mesazheve dhe eksperimentimin në mediat sociale”, ka thënë ai.
XS
SM
MD
LG