Ndërlidhjet

Operacion i ISAF-it, të vrarë e të arrestuar


Pjesëtar i ISAF...

Pjesëtar i ISAF...

Misioni i NATO-s në Afganistan tha se forcat e koalicionit dhe trupat afgane kanë vrarë pesë kryengritës gjatë operacioneve ushtarake në provincat afgane.

ISAF tha se tre kryengritës u vranë dhe një udhëheqës i lartë i talebanëve u arrestua në krahinën veriore të Baghlanit këtë të hënë.

ISAF tha se dy militantë u vranë të hënën në provincën verilindore Kunar.

Ndërkohë, një deklaratë e ISAF thotë se forcat afgane dhe të koalicionit kanë arrestuar një udhëheqës të lartë të rrjetit militant Haqqani në provincën lindore Paktia.
XS
SM
MD
LG