Ndërlidhjet

Hetohet dëbimi i fëmijëve afganë nga Irani


Fëmijë afgan

Fëmijë afgan

Ministria e Jashtme e Afganistanit tha se qeveria është duke hetuar raportet e bëra nga një grup i të drejtave të njeriut që thonë se Irani ka deportuar fëmijët refugjatë afganë.

Komisioni i Pavarur për të Drejtat e Njeriut i Afganistanit tha se më shumë se një mijë fëmijë afganë janë deportuar me forcë nga autoritetet iraniane që nga fillimi i prillit.

Grupi për të drejtat e njeriut tha se fëmijët janë marrë me dhunë nga rrugët, dyqanet dhe tregjet në qytete të ndryshme të Iranit, ku ata jetonin me familjet e tyre.

Komisioni deklaroi se Irani kërkon të përdorë dëbimin e të miturve, si një mjet për të vënë presion mbi familjet e refugjatëve afganë që të largohen nga vendi.

Më shumë se dy milionë refugjatë afganë kanë ikur në Iranin fqinj gjatë tri dekadave të fundit.
XS
SM
MD
LG