Ndërlidhjet

Dorëhiqet kreu i parlamentit të Libisë


Mohammed Magarief
Mohammed Magarief
Kreu i parlamentit të Libisë ka dhënë dorëheqje pasi ligjvënësit miratuan një ligj të debatueshëm që ua ndalon zyrtarëve që kanë shërbyer nën regjimin e Muamer Gadafit, të mbajnë poste të larta qeveritare.

Muhammad al-Magarief njoftoi dorëheqjen e tij në një fjalim mbajtur para anëtarëve të Kongresit Kombëtar në Tripoli.

Al-Magarief shërbeu si ambasador i Libisë në Indi nën kohën kur vendin e drejtonte Gadafi.

Ai iku në mërgim në vitin 1980 dhe më vonë u bë një figurë udhëheqëse e opozitës.

Ai u zgjodh Kryetar i Kongresit Kombëtar në gushtin e kaluar pas zgjedhjeve të para të lira të Libisë në muajin e kaluar.

Kongresi miratoi ndalimin politik në fillim të majit, pas presioneve që vinin ngha milicia e aramtousr, e cila ndihmoi në rrëzimin e regjimit 42 vjeçar të Gadafit në vitin 2011.
XS
SM
MD
LG