Ndërlidhjet

Londër: Arrestohet i dyshuari i plagosur


Londer...

Londer...

Një nga dy të dyshuarit kryesorë në vrasjen e një ushtari britanik në Londër është liruar nga spitali dhe është dërguar në paraburgim.

Policia tha të martën se 22-vjeçari i dyshuar, u arrestua nën dyshimin për tentim vrasje të një polici.

Ata nuk e kanë identifikuar personin, por mësohet se ai është Michael Adebowale.

Ushtari, Lee Rigby, është therur për vdekje në një rrugë në Londër në javën e kaluar nga dy persona që përdorën thika dhe hanxhar, ndërsa brohorisnin slogane islamike ekstremiste.

Policia i qëlloi dhe i plagosi që të personat, që dyshohet se e vranë Rigbyn.

Ata mbaheshin nën vëzhgimin e policëve të armatosur në spital.

Në lidhje me vrasjen janë arrestuar edhe disa të dyshuar të tjerë.
XS
SM
MD
LG