Ndërlidhjet

logo-print

Lavrov kritikon Perëndimin mbi Sirinë


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se vendet perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara janë duke minuar përpjekjet për të mbajtur një konferencë ndërkombëtare të paqes në muajin e ardhshëm në Siri.

Komentet e Lavrovit në Paris, vijnë një ditë pasi Bashkimi Evropian u pajtua që të lejojë skadimin e një pjese të embargos për armët në Siri, duke hapur rrugën për dërgesat e ardhshme të mundshme të armëve për luftëtarët e opozitës.

Lavrov tha se vendimi i BE-së është i paligjshëm dhe bie ndesh me ligjet ndërkombëtare.

Ende nuk dihet se kur do të mbahet konferenca e mbështetur nga SHBA dhe Rusia, derisa numri i viktimave në Siri ka kaluar 80 mijëshin.
XS
SM
MD
LG