Ndërlidhjet

Sulmet në Irakun qendror dhe verior kanë vrarë të paktë 15 njerëz dhe kanë plagosur 35 të tjerë.

Sulmet e së martës vijnë një ditë pasi që më shumë se 70 persona u vranë nga një valë sulmesh kryesisht në zonat shiite të Bagdadit.

Të paktën pesë persona u vranë të martën, kur një makinë bombë shpërtheu në lagjen kryesisht shiite të Bagdadit, Sadr.

Që nga fillimi i vitit është parë një rritje e dhunës në të gjithë Irakun, duke shtuar frikën e përsëritjes së dhunës sektare që vrau mijëra vetë në vitet 2006-2007.

Dhuna vjen derisa janë rritur shumë tensionet mes qeverisë së udhëhequr nga shiitët dhe pakicës sunite, që kur trupat amerikane u larguan nga Iraku në dhjetor të 2011-ës.
XS
SM
MD
LG