Ndërlidhjet

Francë: U arrestua i dyshuari për sulm kundër ushtarit


Pamje e një pjese të Parisit
Pamje e një pjese të Parisit
Policia, e cila po zhvillon hetime lidhur me sulmin me thikë kundër një ushtari francez në Paris, thotë se e ka arrestuar një të dyshuar.

Ministri i brendshëm i Francës, Manuel Valls, me anë të një kumtese, njoftoi se “kryesi i dyshuar i sulmit kundër ushtarit të shtunën në mbrëmje, është arrestuar këtë mëngjes”.

Agjencia AFP thotë se burimet e afërta me procesin e hetimeve e kanë përshkruar të dyshuarin si pjesëtar 22 vjeçar i “islamit radikal”.

Sulmi me thikë kundër ushtarit francez u bë disa ditë pasi një ushtar britanik ishte vrarë nga therrjet me thikë në një rrugë të Londërs në pikë të ditës, në një sulm të dyshuar terrorist, që i ka shtuar shqetësimet për sulme të tilla të ngjashme potenciale”.
XS
SM
MD
LG