Ndërlidhjet

SHBA: Një kompani në Internet akuzohet për pastrim të parave


Pamje e Nju Jorkut

Pamje e Nju Jorkut

Prokurorët e Shteteve të Bashkuara i kanë paditur operatorët e një firme të transferit të parave në Internet, duke i akuzuar se i kanë ndihmuar kriminelët në gjithë botën, duke pastruar më tepër se 6 miliardë dollarë në fonde të paligjshme.

Sipas padisë së shpallur mbrëmë, thuhet se kompania Liberty Reserve, i kishte më tepër se një milion shfrytëzues, përfshirë 200 mijë në Shtetet e Bashkuara.

Ka dyshime se i gjithë biznesi i kësaj kompaine me seli në Kosta-Rikë, ishte i ndërlidhur me aktivitete të dyshuara kriminale, përfshirë pornografi të fëmijëve, vjedhje të kartelave kreditore dhe trafikim të narkotikëve.

Prej shtatë personave të akuzuar, deri tash janë arrestuar pesë prej tyre.

Disa prej të akuzuarve raportohet se janë nga ish-vendet e Bashkimit Sovjetik, përfshirë edhe themeluesin e kompanisë, Arthur Budovsky, i përshkruar si ish-shtetas amerikan i lindur në Ukrainë.

Zyra e prokurorit të Shteteve të Bashkuara në Nju Jork tha se ky rast me gjasë paraqet “ndjekjen më të madhe të pastrimit të parave në histori”.
XS
SM
MD
LG