Ndërlidhjet

Kozmos: Sonda ruse u bashkua me Stacionin Ndërkombëtar


Anëtarët e ekuipazhit të sondës (nga e majta) Soyuz Karen Nyberg (SHBA), Fyodor Yurchikhin (Rusi) dhe Luca Parmitano (Itali) para se të nisen për në gjithësi

Anëtarët e ekuipazhit të sondës (nga e majta) Soyuz Karen Nyberg (SHBA), Fyodor Yurchikhin (Rusi) dhe Luca Parmitano (Itali) para se të nisen për në gjithësi

Sonda ruse Soyuz, me nga një astronaut rus, amerikan dhe italian, është bashkuar me Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë.

Bashkimi u bë sot në orët e para të mëngjesit, gjashtë orë pasi kapsula kozmike me tre astronautë u lansua nga baza Bainkonur në Kazakistan.

Udhëtimi zakonisht zgjatë dy ditë, por në këtë rast, është përdorë manovrim më i shpejtë, me ç’rast sonda Soyuz u rrotullua rreth Tokës më pak se katër herë, para se të arrinte në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë.

Ky manovër, në të kaluarën, është përdorë shumë rrallë, meqë raportohet se shkakton stres më të madh në trupat e astronautëve.

Astronautët Fyodor Yurchikhin nga Rusia, Karen Nyberg nga Shtetet e Bashkuara dhe Luca Parmitano nga Italia, që e përfaqëson Agjencinë e Gjithësisë së Bashkimit Evropian, do të qëndrojnë gjatë gjashtë muajve të ardhshëm në stacionin kozmik.
XS
SM
MD
LG