Ndërlidhjet

Obama: Diskutohet çështja e spiunimit në Internet me kinezët


Presidenti Barack Obama
Presidenti Barack Obama
Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti Barack Obama, do të diskutoj spiunimin në Internet me presidentin e Kinës, Xi Jinping, gjatë takimit të tyre javën e ardhshme në Kaliforni.

Kjo deklaratë e mbrëmshme u bë pas raporteve, përfshirë edhe atë në Washington Post, në të cilat janë cituar zyrtarët, që kanë thënë se hakerët kompjuterikë kinezë besohet se kanë krijuar qasje në projektet e disa sistemeve kryesore të armatimit të Shteteve të Bashkuara.

Raportet thonë se në projekte përfshihej edhe armatimi luftarak dhe anijet, mbrojtja raketore në Evropë, në Azi dhe në rajonin e Gjirit.

Më vonë Pentagoni e ka publikuar një kumtesë ku thotë se është e gabueshme të sugjerohet se kapacitetet ushtarake të Shteteve të Bashkuara ose avantazhet teknologjike ishin prekur nga hakerët e raportuar.

Në një raport në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, më herët këtë muaj, Pentagoni e kishte akuzuar qeverinë dhe ushtrinë e Kinës, për ndërmarrjen e operacioneve të spiunimit kibernetik.
XS
SM
MD
LG