Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmi ajror amerikan – katër të vrarë


Një aeroplan amerikan pa ekuipazh

Një aeroplan amerikan pa ekuipazh

Zyrtarët e sigurisë në Pakistan thonë se së paku katër vetë janë vrarë nga sulmei me aeroplan pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara, që në shënjestër i kishte miliatantët e dyshuar në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, afër kufirit me Afganistanin.

Raportohet se ky ishte sulmi i parë i tillë në Pakistan, prej 11Majit, kur u mbajtën zgjedhjet parlamentare.

Zyrtarët që kanë folur në kushte të anonimitetit, thanë se dy raketa e kishin goditur një shtëpi në Miran Shah, që është kryeqytet i rajonit fisnor Vaziristani Verior.

Politikanët pakistanezë në mënyrë rutinore i kanë dënuar sulmet me aeroplanë amerikan pa ekuipazh, për vrasjen e civilëve dhe të militantëve, dhe këtë e kanë vlerësuar si shkelje të sovranitetit pakistanez.

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara thonë se sulmet e tilla mund të jenë mënyrë efektive e marrjes në shënjestër të militantëve islamikë.
XS
SM
MD
LG