Ndërlidhjet

Hagë: U dënuan 6 kroatë të Bosnjës për krime të luftës


Jadranko Përliq (në mes) i dënuar nga Gjykata e Hagës
Jadranko Përliq (në mes) i dënuar nga Gjykata e Hagës
Tribunali Ndërkombëtar Penal i Kombeve të Bashkuara në Hagë i ka dënuar 6 ish-liderë politikë dhe ushtarakë kroatë të Bosnjës, për krime të luftës të kryera gjatë luftës në Bosnjë Hercegovinë, në vitet e 90-ta.

Vendimet e Gjykatës për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi janë shpallur sot, ndërsa dënimet sillen prej 10 e deri në 25 vite.

Me 25 vjet është dënuar Jadranko Përliq, ish-lider politik i kroatëve të Bosnjës.

Përliq dhe pesë të tjerë janë shpallur fajtorë për përndejkje, vrasje dhe dëbim të myslimanëve dhe janë shpallur pçërgjegjës për shkatërrimin e urës së vjetër të Mostarit.
XS
SM
MD
LG