Ndërlidhjet

Pakistan: U vra një komandant i lartë taliban


Wali-ur Rehman Mehsud
Wali-ur Rehman Mehsud
Radio Mashaal, që është pjesë e Radios Evropa e Lirë, duke cituar burime lokale dhe talibane, raporton se numri dy i talibanëve në Pakistan, Wali-ur Rehman Mehsud, është vrarë nga një sulm me aeroplan pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara.

Rehman Mehsud, zëvendës i komandantit taliban në Pakistan, Hakimullah Mehsud, është vrarë gjatë natës nga një sulm në fshatin Chashmapul të Vaziristanit Verior.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara kishte ofruar shpërblim deri në 5 milionë dollarë për informacione, që çojnë në vendin ku verpojnë dy liderët e talibanëve pakistanezë ose grupi Tehrik-e-Taliban Pakistan (TTP).

Rehman është organizues i dyshuar i sulmit në Shtator të vitit 2008 në hotelin Sheraton, në kryeqytetin Islamabad, në të cilin ishin vrarë më se 50 vetë.

Zëdhënësi i talibanëve, Ihsanullah Ihsan, i tha agjencisë Reuters se ky grup nuk ka “raporte të konfirmuara” për vrasjen e Rehmanit.

Gjatë sulmit me aeroplan pa ekuipazh amerikan raportohet se janë vrarë edhe disa pjesëtarë talibanë, përfshirë edhe një komandant me emrin Naseeruddin.
XS
SM
MD
LG