Ndërlidhjet

Rusi: Kritika të ashpra për SHBA-të lidhur me Sirinë


Sergei Lavrov (majtas) gjatë takimit të tij me John Kerryn në Paris

Sergei Lavrov (majtas) gjatë takimit të tij me John Kerryn në Paris

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, i ka kritikuar ashpër Shtetet e Bashkuara, për propozim-rezolutën e paraqitur për debatin e sotëm në Këshillin për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.

Me këtë propozim-tekst dënohet regjimi i Sirisë për përdorim të luftëtarëve të lëvizjes libaneze Hezbollah në luftën kundër forcave kryengritëse.

Pos Shteteve të Bashkuara, këtë dokument e kanë paraqitur edhe Turqia dhe Katari.

Në të theksohet se prania e luftëtarëve të jashtëm në Siri paraqet “kërcënim serioz për stabilitetin rajonal”.

Lavrov theksoi se Uashingtoni “në mënyrë aktive po e promovon një nismë ekstremisht të padobishme”.

Sipas tij, propozim-rezoluta do t’i shkatërroj npërpjekjet e tij të përbashkëta me sekretarin amerikan të shtetit, John Kerry, për mbajtjen e një konference ndërkombëtare për paqen në Siri.

Por, e dërguara e Shteteve të Bashkuara në këtë këshill, Eileen Chamberlain Donahoe, tha se “nuk e shohim këtë si shkatërrim në asnjë mënyrë”.
XS
SM
MD
LG