Ndërlidhjet

Francë: Sulmi kundër ushtarit – me motive fetare


I dyshuari për sulmin kundër ushtarit francez sillet në polici

I dyshuari për sulmin kundër ushtarit francez sillet në polici

Autoritetet e Francës thonë se një mysliman i konvertuar, i dyshuar për sulm me thikë kundër një ushtari afër Parisit, me gjasë kishte vepruar në bazë të “ideologjisë së tij fetare”.

Prokurori Francois Molins tha se i dyshuari, që është arrestuar sot në orët e para të mëngjesit, në një lagje jugperëndimore të Parisit, e ka pranuar sulmin.

Prokurori tha se personi i identifikuar vetëm si Alexandre, 22 vjeçar, kishte “qëllim të qartë për të vrarë” gjatë sulmit me thikë.

Ushtari francez, Cedric Cordier, ishte therrë në qafë dhe plagosur, derisa ishte në patrullë, ditën e shtunë.

Ky sulm u bë disa ditë pasi një ushtar britanik u therrë me thikë për vdekje në një rrugë të Londrës, në sulmin e dyshuar terrorist.

Nuk ka pasur konfirmin të menjëhershëm për ndonjë lidhje ndërmjet dy sulmeve.
XS
SM
MD
LG