Ndërlidhjet

Daçiq: Zbatimi i marrëveshjes – absolutisht në interes të Serbisë


Ivica Daçiq

Ivica Daçiq

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka theksuar sot se vendi i tij gjatë muajve të kaluar ka ndërmarrë hapa strategjik për të ardhmen e vet evropiane dhe me përpjekje të mëdha dhe rrezik politik ka bërë hapa thelbësorë për zgjidhjen e pozitës së serbëve në Kosovë.

Mëtutje, duke folur gjatë një debati në Këshillin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian në Bruksel, Daçiq tha se Serbia nuk e njehë pavarësinë e Kosovës, dhe se dialogu me Prishtinën është bërë në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që çështjen e statusit e lë anash.

Ai është shprehur se qeveria e Serbisë do të bëjë çdo gjë të mundshme që marrëveshja me Prishtinën të zbatohet dhe të mundësohet që Këshilli Evropian një muajin Qershor, ta lejoj datën e fillimit të bisedimeve për pranim me Serbinë.

Ivica Daçiq theksoi se zbatimi i marrëveshjes është absolutisht në interes të vetë Serbisë dhe bëhet fjalë që të tregohet vullnet i fuqishëm politik për zbatimin e marrëveshjes deri në fund të qershorit.

Sipas tij, vetë marrëveshja teknikisht mund të zbatohet vetëm deri në fund të vitit.
XS
SM
MD
LG