Ndërlidhjet

Stano: Nuk ka qenë e planifikuar qe Fuele të marrë pjesë në samitin e Ohrit


Stefan Fuele

Stefan Fuele

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fuele, do të qëndrojë të premten në Ohër, për të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të atij që njihet si Proces i Bashkëpunimit në Evropën Juglindore.

Pjesëmarrja e tij në Samit që do të mbahet një ditë më vonë, gjithashtu në Ohër, nuk ka qenë e paraparë.

Peter Stano, zëdhënës i zotit Fuele, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se “komisioneri do të jetë në Ohër të premten për takimin në nivel ministrash dhe asnjëherë nuk ka qenë e planifikuar që ai të marrë pjesë në takimin presidencial gjatë fundjavës”.
XS
SM
MD
LG