Ndërlidhjet

Presidenti kroat, Ivo Josipoviq, anulon pjesëmarrjen në samitin e Ohrit


Ivo Josipoviq
Ivo Josipoviq
Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq, ka anuluar pjesëmarrjen e tij në samitin e Ohrit, që do të mbahet këtë fundjavë.

Në arsyetimin me shkrim, që i është dhënë Radios Evropa e Lirë, përmes zëdhënëses, Danja Shilloviq Kariq, presidenca kroate shpjegon se “presidenti Josipoviq është i mendimit se synimi i tubimeve rajonale ëshët bashkëpunimi dhe përfshirja e të gjithëve nga rajoni në këtë bashkëpunim”.

“Kroacia mbetet e përkushtuaj ndaj politikës së bashkëpunimit rajonal, solidarizimit dhe mbështetjen e plotë për t gjitha vendet e rajonit dhe proceseve të tyre për të përparuar drejt anëtarësimit në BE”, thuhet në shpjegimin e dhënë me shkrim të presidencës kroate.
XS
SM
MD
LG