Ndërlidhjet

logo-print

Maqedoni: U anulua samiti në Ohër


Presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov

Presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, tha sot në Shkup se është anuluar mbajtja e samitit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, i paraparë të mbahej në Ohër, këtë fundjavë.

Ai theksoi se ky anulim u bë për shkak të mospjesëmarrjes së konfirmuar të disa presidentëve në samit.

Më herët, mospjesëmarrjen në samit e shpalli presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ndërsa sot një veprim të tillë e paraqiti edhe presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq.

Më herët presidenca e Kosovës ka thënë se mosdërgimi i ftesës për presidenten e Kosovës, Atifgete Jahjaga, që të marrë pjesë në samitin e Ohrit, ishte shkaktuar nga kundërshtimi i Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës.
XS
SM
MD
LG