Ndërlidhjet

Hoxhaj pret një delegacion të NATO-s


Pjesètarë të KFOR-it...

Pjesètarë të KFOR-it...

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim një delegacion të Nënkomisionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Gjatë takimit me delegacionin e përbërë nga Marit Nybakk, kryetare, Beatriz Rodriguez-Salmones, nënkryetare dhe Daniel Bacquelaine, raportues, sipas njoftimier per media, ministri Hoxhaj i ka njoftuar për progresin e vazhdueshëm që po arrihet në Republikën e Kosovës, duke përshirë edhe fuqizimin e sektorit të sigurisë.

Ministri Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen e popullit të Kosovës për përkrahjen që NATO dhe të gjitha shtetet anëtare të saj po japin për Kosovën, në garantimin e një ambienti të sigurt në Republikën e Kosovës.

Ndërkaq, anëtarët e delegacionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-së kanë vlerësuar progresin në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e tyre për avancimin e proceseve në Kosovë.

Ministri Hoxhaj, sipas komunikatës, gjatë takimit u përgjigj në shumë pyetje që kishin të bëjnë me transformimin e FSK-së, të ardhmen e marrëdhënieve me NATO-n si dhe bashkëpunimin me KFOR-in dhe EULEX-in.
XS
SM
MD
LG