Ndërlidhjet

logo-print

Larry King i bashkohet televizionit rus, RT


Larry KIng, foro nga arkivi

Larry KIng, foro nga arkivi

Gazetari veteran televiziv amerikan, Larry King po i bashkohet RT-së, televizion ky rus informativ 24 orësh në gjuhën angleze.

RT tha të mërkurën se do të fillojë nga muaji qershor transmetimin e emisionit "Larry King Live".

Një program i ri, “Politika me Larry Kingun” do të debutojë në të njëjtën kohë.

Programet do të regjistrohen në Los Angjelos dhe Uashington.

Në një njoftim, King tha se “më parë do të bëja pyetje për njerëzit në pushtet, sesa të flasë në emër të tyre. Kjo është arsyeja pse ju mund ta gjeni programin Larry King këtu në RT”.

King, 79 vjeçar ka kaluar 25 vjet si nikoqir i “Larry King Live” në CNN para se ta përfundonte programin në vitin 2010.

E njohur më parë si Russia Today, RT financohet nga qeveria ruse.
XS
SM
MD
LG