Ndërlidhjet

Sulmohet Kryqi i Kuq në Afganistan


Ilsutrim
Ilsutrim
Zyrtarët afganë thanë se militantët kanë sulmuar një shtëpi, që përdorej nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në qytetin lindor Xhalalabad.

Ahmad Zia Abdulzai, zëdhënës i guvernatorit të provincës Nangarhar, tha se sulmi filloi të mërkurën në mbrëmje.

Ai thotë se raportet e para sugjerojnë se dy persona të armatosur kishin marrë pozicion brenda banesës.

Një zëdhënës i policisë provinciale, Hazreti Hussain Mashreqiwal, ka konfirmuar se ka pasur një shpërthim pasi që militantët e sulmuan shtëpinë.
XS
SM
MD
LG