Ndërlidhjet

Britania raporton sulmet kimike në Siri


Siri...

Siri...

Ambasadori i Britanisë në Kombet e Bashkuara tha se Britania i ka shkruar sekretarit të Përgjthshëm të OKB-së, Ban Ki-mun në lidhje me “incidentet e reja” të sulmeve të dyshuara me armë kimike nga forcat e qeverisë siriane.

Ambasadori Mark Lyall Grant, tha të mërkurën se sulmet e dyshuara janë kryer në muajin mars dhe prill.

Britania dhe Franca i kanë shkruar Banit në fillim të këtij viti, duke i bërë thirrje atij që të hetojë tri sulmet e dyshuara me armë kimike në Homs, Damask dhe Aleppo.

Kombet e Bashkuara kanë emëruar një ekip të hetuesve.

Por, ata nuk janë të lejuar të hyjnë në Siri nga presidenti Bashar al-Asad.

Nëse sulmet konfirmohen, atëherë do të rritet presioni mbi vendet perëndimore që mbështesin kryengritësit sirianë që të ndërhyjnë në luftën civile atje.

Kombet e Bashkuara thonë se konflikti, tani në vitin e tij të tretë, ka marrë të paktën 80 mijë jetë njerëzish.
XS
SM
MD
LG