Ndërlidhjet

OKB kritikon Iranin mbi procesin zgjedhor


Kandidatët iranianë për president
Kandidatët iranianë për president
Një grup i ekspertëve të pavarur të të drejtave të njeriut i Kombeve të Bashkuara ka shprehur shqetësimin në lidhje me skualifikimin masiv të kandidatëve të mundshëm në zgjedhjet presidenciale në Iran - duke përfshirë mospranimin e asnjë kandidateje femër.

Ekspertët e OKB-së thanë në një deklaratë të mërkurën se skualifikimet janë “diskriminuese” dhe shkelin normat dhe standardet ndërkombëtare.

Këshilli i Gardianëve të Iranit, një organ i klerikëve konservatorë dhe juristëve që kanë verifikuar kandidatët, javën e kaluar, dha pëlqimin vetëm për tetë nga afër 700 individët e regjistruar si kandidatë për zgjedhjet e 14 qershorit.

Të 30 kandidatet femra janë skualifikuar.

Në deklaratën e tyre të mërkurën, ekspertët e OKB-së thanë gjithashtu se kërcënimet ndaj gazetarëve dhe kufizimet e imponuara mbi lirinë e shprehjes mund të mbysin mbulimin kritik të zgjedhjeve dhe të dëmtojnë ndershmërinë e procesit zgjedhor.
XS
SM
MD
LG