Ndërlidhjet

logo-print

Lavrov e Kerry bisedojnë për Sirinë


Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry dhe homologu i tij rus, Sergei Lavrov

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry dhe homologu i tij rus, Sergei Lavrov

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe sekretari amerikan i Shtetit John Kerry kanë biseduar të mërkurën në telefon për Sirinë, duke përfshirë edhe “përgatitjet praktike” për një konferencë ndërkombëtare të paqes.

Detajet e bisedës nuk janë bërë të ditura menjëherë.

Por, Shtëpia e Bardhë tha më vonë, se çdo opsion për ndërhyrjen ndërkombëtare mbetet në tavolinë, duke përfshirë edhe një zonë të ndalim-fluturimit mbi Siri.

Lavrov është ankuar se Uashingtoni është duke minuar përpjekjet që bashkërisht të organizojnë konferencën e paqes duke promovuar një rezolutë të OKB-së që dënon qeverinë e Sirisë.

Moska kundërshton gjithashtu vendimin e së martës të Bashkimit Evropian, që të mos rinovojë një embargo armësh ndaj rebelëve sirianë, duke hapur rrugën për shtetet e BE-së që të dërgojnë armë për kundërshtarët e presidentit Bashar al-Assad.
XS
SM
MD
LG