Ndërlidhjet

SHBA i kërkon Hezbollahut largimin nga Siria


Kreu i Hezbollahut, Hassan Nasrallah
Kreu i Hezbollahut, Hassan Nasrallah
Departamenti Amerikan i Shtetit i ka kërkuar Hezbollahut të Libanit që të tërheqë menjëherë luftëtarët e vet nga Siria.

Zëdhënësja e DASH-it, Jen Psaki tha se është e “papranueshme” dhe e “rrezikshme” që Hebzollahu i ka dërguar luftëtarët në Siri.

Psaki shtoi se SHBA është “e shqetësuar thellë në lidhje me raportet për incidentet e shumta ndërkufitare në ditët e fundit” dhe e dënoi sulmin e së martës në një postbllok të Ushtrisë Libaneze, në të cilin u vranë tre ushtarë libanezë.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm sirian Walid al-Moallem tha se Bashar Assad do të mbetet president të paktën deri në zgjedhjet e 2014-ës, dhe se mund të kërkojë të rizgjidhet në një mandat tjetër.

Komentet e tij vijnë pasi që Koalicioni Kombëtar Sirian i opozitës përsëriti se do të marrë pjesë në konferencën e sponsorizuar nga OKB-ja mbi përfundimin e luftës civile, vetëm nëse Assadi dhe zyrtarët e tjerë të lartë “përjashtohen nga procesi politik”.
XS
SM
MD
LG