Ndërlidhjet

UNICEF: Fëmijë me aftësi të kufiuar- më të margjinalizuarit


Logo e UNICEF-it
Logo e UNICEF-it
Fëmijët me aftësi të kufizuara janë ndër njerëzit më të margjinalizuar në botë.

Kjo theksohet në një raport të ri publikuar të enjten nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë, UNICEF.

Raporti, i titulluar “Gjendja e Fëmijëve të Botës”, thotë se fëmijët me aftësi të kufizuara kanë tre deri në katër herë më shumë gjasa se fëmijët pa aftësi të kufizuara, të jenë viktima të dhunës fizike dhe seksuale, kanë më pak gjasa që të marrin kujdesin shëndetësor ose të shkojnë në shkollë.

Në raport thuhet se duke mos iu siguruar edukim të duhur seksual dhe të programit HIV, ata janë të rrezikuar nga abuzimi dhe kontraktimi me HIV.

Raporti i UNICEF-it bën thirrje për ndryshimin e qëndrimeve, për përfshirjen dhe për shërbime më të mira sociale për fëmijët me aftësi të kufizuara.
XS
SM
MD
LG