Ndërlidhjet

Paraqitet para gjykatës i dyshuari për vrasjen e ushtarit britanik


Londër
Londër
Në Londër sot pritet të paraqitet para gykatës personi që akuzohet se e ka vrarë një ushtar britanik.

Lee Rigby u vra në mes të ditës në javën e kaluar, në një vrasje që e tronditi Britaninë.

Policia tha mbrëmë se Michael Adebowale akuzohet për vrasjen e Rigbyt dhe për posedimin e një arme.

Rigby ishte goditur nga një makinë dhe më pas është therur me thikë nga dy persona pranë kazermës së tij në juglindje të Londrës.

Pamjet e tmerrshme që u shfaqën pas sulmit treguan dy personat duke tundur thikat dhe hanxharët e përgjakshëm.

Të dy personat u qëlluan dhe u plagosën nga policia.

I dyshuari tjetër, Michael Adebolajo, mbetet në spital në gjendje të qëndrueshme.
XS
SM
MD
LG