Ndërlidhjet

Kanadaja ngrin tregtinë me Iranin


Flamuri iranian dhe kanadez
Flamuri iranian dhe kanadez
Kanadaja thotë se do të ngrijë të gjithë tregtinë me Iranin për shkak të programit bërthamor të Teheranit dhe raporteve për të drejtat e njeriut.

Njoftimi është bërë të mërkurën nga ministri i Jashtëm i Kanadasë John Baird.

Ai tha Otava është e shqetësuar veçanërisht nga dështimi i agjencisë bërthamore të Kombeve të Bashkuara që ta bindë Iranin që të lejojë ekipin ndërkombëtar të hetojë aktivitetet e dyshimta.

Në shtatorin e kaluar, Kanadaja pezulloi lidhjet diplomatike me Teheranin, duke e quajtur Iranin, si kërcënimin më të madh për sigurinë globale.
XS
SM
MD
LG