Ndërlidhjet

logo-print

Tbilisi: Arrestohet ish zv/shefi i policisë ushtarake


Ushtarë gjeorgjianë, foto nga arkivi

Ushtarë gjeorgjianë, foto nga arkivi

Ish zëvendësshefi i policisë ushtarake të Gjeorgjisë është arrestuar nën akuzat për korrupsion.

Shërbimi për shtyp i Ministrisë së Mbrojtjes tha se Malkhaz Bokhua u arrestua të mërkurën me dyshimin se është përfshirë në shpërdorimin e rreth 300 mijë dollarëve, që ishin pjesë e fondeve të policisë ushtarake në vitin 2012.

Deklarata e Ministrisë erdhi disa orë pasi prokurori i përgjithshëm njoftoi se kanë ngritur akuza shtesë kundër ish kryeministrit Ivane Merabishvili.

Ai u arrestua javën e kaluar dhe tani po akuzohet për shpërdorim të pushtetit, përvetësim, blerje të votuesve dhe tejkalim të kompetencave gjatë një tubimi në qendër të qytetit Tbilisi në maj të 2011-ës.

Disa bashkëpunëtorë të presidentit Mikheil Saakashvili janë arrestuar dhe akuzuar për keqbërje, që kur koalicioni Ëndrra Gjeorgjiane e kryeministrit Bidzina Ivanishvili i fitoi zgjedhjet parlamentare në muajin tetor.
XS
SM
MD
LG