Ndërlidhjet

Hague qëndron në Serbi


Sekretari britanik i Punëve të Jashtme, William Hague
Sekretari britanik i Punëve të Jashtme, William Hague
Sekretari britanik i Punëve të Jashtme William Hague qëndron sot në Beograd, ku do të bisedojë me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikoliq dhe me zyrtarë të tjerë.

Hague në një njoftim të mëhershëm ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes në mes të Beogradit dhe Prishtinës mbi zbatimin e planit për normalizim të raporteve dhe ka bërë thirrje që ai plan të zbatohet sa më parë.

“Vetëm përmirësimi i gjërave në terren do të garantojë vazhdimin e përparimit të anëtarësimit të ardhshëm në BE dhe siguri e stabilitet për njerëzit në Serbi dhe në Kosovë", citohet të ketë thënë Hague.
XS
SM
MD
LG