Ndërlidhjet

Rusia i dërgon raketa kundërajrore Sirisë


Sistemi raketor S-300

Sistemi raketor S-300

Presidenti sirian Bashar al-Asad është cituar të ketë thënë se Damasku tashmë ka marrë dërgesën e parë të një sistemi të avancuar rus të mbrojtjes ajrore.

Televizioni libanez i lidhur me Hezbollahun, Al-Manar, citoi Assadin të ketë thënë në një intervistë se pjesa tjetër e dërgesës së raketave S-300 “do të mbërrijë së shpejti.”

Moska ka mbrojtur vendimin për të ofruar raketa kundërajrore S-300 për qeverinë siriane, duke thënë se ato do të ndihmojnë pengimin e ndërhyrjes së huaj ushtarake.

Në Moskë të enjten, ministri i Jashtëm Sergei Lavrov akuzoi opozitën siriane se po përpiqet të pengojë përpjekjet e paqes duke kushtëzuar pjesëmarrjen në konfernecën e paqes me largimin e Assadit.

Të mërkurën, Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje Hezbollahut që të largohet menjëherë nga Siria.
XS
SM
MD
LG