Ndërlidhjet

Argjentina akuzon Iranin për "infiltrim"


Flamuri i Arjgneitnes dhe Iranit
Flamuri i Arjgneitnes dhe Iranit
Një prokuror argjentinas e ka akuzuar Iranin për “infiltrim” në Amerikën e Jugut dhe ngritjen e rrjeteve të zbulimit për të kryer sulme terroriste në kontinent.

Alberto Nisman më herët i ka akuzuar disa ish zyrtarë iranianë për organizimin e sulmit të vitit 1994 në një qendre hebraike në Buenos Aires, ku u vranë 85 njerëz.

Nisman të mërkurën lëshoi një raport në të cilin akuzon Mohsen Rabbanin, atasheun kulturor të Iranit në Buenos Aires dhe i dyshuar për sulmin e vitit 1994, se ka punuar gjatë 20 viteve të fundit për të zhvilluar një rrjet të inteligjencës në Brazil, Paraguaj, Uruguaj, Kili, Kolumbi, Guajana, Surinam dhe Trinidad dhe Tobago.

Nisman tha se Irani ka kërkuar të “instalojë stacionet e fshehta të inteligjencës, me qëllimin e kryerjes dhe nxitjes së akteve të terrorizmit ndërkombëtar."

Irani, i cili mohon përfshirjen në sulmin e vitit 1994, më nuk ka ambasador në Argjentinë.
XS
SM
MD
LG