Ndërlidhjet

Miljaniq, i ngarkuar me punë i Malit të Zi në Kosovë


Radovan Miljaniq
Radovan Miljaniq
Ish drejtori i përgjithshëm i Televizionit të Malit të Zi, Radovan Miljaniq, nga mesi i qershorit do të jetë i ngarkuar me punë i Malit të Zi në Kosovë, bën me dije shërbimi ballkanik i Radios Evropa e Lirë.

Miljaniq, është përmendur kohë më parë se do të emërohet ambasador i Malit të Zi në Prishtinë.

Por, presidenti malazias, Filip Vujanoviq ka thënë më herët se nuk do të nënshkruajë dekretin për emërimin e ambasadorit në Prishtinë, derisa institucionet e Kosovës nuk e pranojnë komunitetin malazez të Kosovës si bashkësi kombëtare.

Parlamenti i Kosovës ka thënë se ky status do të njihet gjatë vitit.
XS
SM
MD
LG