Ndërlidhjet

Akuza zyrtare për vrasjen e ushtarit britanik


Vendi ku eshte kryer vrasja e ushtarit britanik, Lee Rigby

Vendi ku eshte kryer vrasja e ushtarit britanik, Lee Rigby

Në Londër është paraqitur sot para gjykatës personi që akuzohet se e ka vrarë një ushtar britanik.

Në seancën dëgjimore të së enjtes, Michael Adebowale, 22 vjeçar, që u soll me duar të lidhura, është akuzuar se ka vrarë Lee Rigbyn, ushtarin 25 vjeçar dhe për posedim të armëve.

Ai ka kaluar gjashtë ditë në spital, pasi që është qëlluar nga policia.

Personi i dytë, Michael Adebojale, mbetet nën arrest spitalor.

Rigby është vrarë në mes të ditës, në një vrasje që ka tronditur Britaninë.

Ai ishte goditur nga një makinë dhe më pas është therur me thikë nga dy persona pranë kazermave të tij në juglindje të Londrës.
XS
SM
MD
LG