Ndërlidhjet

logo-print

Yergin: Bumi i naftës në SHBA, transformon tregun botëror

  • Heather Maher

E quajnë “furnizim shokues” në tregjet botërore të energjisë. Një raport i kohëve të fundit i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë tha se prodhimi i naftës në Amerikën e Veriut do të rritet aq shumë në pesë vitet e ardhshme sa do t’i kthejë Shtetet e Bashkuara në një eksportues neto të naftës, duke e transformuar kështu tregun botëror të naftës.

Për të pasur një pasqyrë se çka nënkupton kjo, korrespondentja e Radios Evropa e Lirë, Heather Maher, ka intervistuar Daniel Yergin, zëvendës kryetarin e IHS-së, një kompani globale parashikimi. Yergin është fitues i çmimit Pulitzer.

Ndërsa, shumë e quajnë një shkundje të tregut botëror të naftës, zbulimin e furnizimeve më naftë në SHBA, Daniel Yergin, nuk është i befasuar.

"Mendoj se kjo nuk është befasi. Prodhimi i naftës në SHBA është rritur për 43 për qind, që nga viti 2008. Rritja e prodhimit të naftës amerikane - vetëm rritja - është e barabartë me tërë prodhimin e naftës të Nigerisë. Pra, furnizimi me naftë po transformohet nga ky revolucion i zbulimit të naftës së pazakontë dhe gazit në Amerikën e Veriut".

Libri i fundit i Yerginit, ka të bëjë me kërkimin për burime të pastra të energjisë së qëndrueshme. Nafta nuk është e tillë. Sa do të ndikojë kjo në ndaljen e vrullit të kërkimeve për energji të pastër? Yergin jep përgjigjen:

"Kjo do të thotë që bota, tregu global, do të jetë më mirë i furnizuar me naftë. Kjo do të thotë se ka një ribalancim të prodhimit të naftës botërore, që po ndodh tani dhe kjo tregon për stabilitet më të madh në tregun e naftës dhe nuk ka më frikë për mungesë nafte”, thotë Yergin, i cili mendon se pritjet për traniziconin nga përdorimi i energjisë konvencionale, në atë të ripërtërishme është ekzagjeruar. Sipas tij, një tranzicion i tillë merr shumë kohë.

Por, sa do të ndryshojë kalkulimet e politikës së jashtme fakti se SHBA po shndërrohet nga importues në eksportues i naftës dhe nëse do të lehtësojë frikën mbi paqëndrueshmërinë në Gjirin Persik për shkak të Iranit?

“Që nga viti 1970, padyshim Gjiri Persik dhe stabiliteti i furnizimeve të naftës nga ai rajon, ka qenë element parësor për ekonominë globale. Dhe kjo nuk ka të bëjë shumë me atë se sa merr SHBA naftë nga ai rajon, vetëm rreth 8 për qind e furnizimit të SHBA në vitet e fundit ka ardhur në fakt nga Gjiri Persik".

"Por, shqetësuese është roli i këtyre furnizimeve në stabilitetin e përgjithshëm të ekonomisë globale. Kështu që mendoj se me atë që po ndodh në Shtetet e Bashkuara, rritjen e prodhimit, çfarë po ndodh me rritjen e plazheve të naftës në Kanada, dhe zhvillimin në Brazil – do të shohim hemisferën perëndimore që do të bëhet kryesisht e vetëmjaftueshme”, u shpreh Yergin.

Ai thotë se një ndikim tjetër i madh, që nuk është parashikuar, por që presidenti Obama e ka diskutuar në vitin 2012, është se nafta dhe gazi natyror po i japin një nxitje e madhe ekonomisë amerikane.

Yergin tha se sipas kalkulimeve të kompanisë së tij, rreth 1.7 milionë punë të reja në SHBA janë mbështetur nga ky revolucion i naftës dhe gazit natyror.

Në vitin e kaluar sipas tij, nga këto burime janë gjeneruar 62 miliardë dollarë të të hyrave qeveritare.(a.isufi)
XS
SM
MD
LG