Ndërlidhjet

Ekonomistët rusë kundër ligjit për OJQ-të


Karikaturë mbi propaganden e Putinit dhe OJQ-të

Karikaturë mbi propaganden e Putinit dhe OJQ-të

Ekonomistët rusë thonë se një ligj i ri që mund t'’i detyrojë qendrat e tyre kërkimore të regjistrohen si “agjentë të huaj” mund të ketë një ndikim shkatërrues mbi ekonominë.

Në një letër të botuar nga e përditshmja e biznesit Vedomosti, 15 ekspertët kryesorë të ekonomisë thanë se financimi i tyre dhe bashkëpunimi me qeverinë po kërcënohet nga ligji në fjalë.

Legjislacioni i debatueshëm kërkon që të gjitha OJQ-të në Rusi, që marrin para nga jashtë dhe që janë të angazhuara në ndonjë aktivitet politik, të regjistrohen si agjentë të huaj.

Kundërshtarët e presidentit Vladimir Putin thonë se ligji ka për qëllim që të shtypë disidentët.
XS
SM
MD
LG