Ndërlidhjet

Opozita siriane s'merr pjesë në konferencë?


Koalicioni Kombetar Sirian, Stamboll...
Koalicioni Kombetar Sirian, Stamboll...
Opozita siriane e mbledhur në Koalicionin Kombëtar Sirian tha të enjten se nuk do të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare të paqes, që ka për qëllim ndaljen e konfliktit civil në Siri.

“Jetët e sirianëve tani janë më të rëndësishme sesa zgjidhja politike”, ka cituar DPA, George Sabran, që vepron si drejtues i aleancës.

“Koalicioni nuk do të marrë pjesë në ndonjë konferencë ... për shkak të invazionit të milicisë së Hezbollahut”, iu ka thënë ai gazetarëve në Stamboll.

Rusia dhe SHBA kanë paraqitur një iniciativë për një konferencë paqësore për Sirinë, e cila do t'i mblidhte të gjitha palët në konflikt.

Ndërsa, po bëhen përgatitje të tilla, lufta në Siri po intensifikohet, ndërsa javën e fundit aty është përfshirë edhe Hezbollahu libanez, që është rreshtuar krah regjimit të Bashar al Assadit.
XS
SM
MD
LG