Ndërlidhjet

Rritje modeste e ekonomisë amerikane


Ilustrim
Ilustrim
Ekonomia amerikane është rritur me një normë vjetore modeste prej 2.4 për qind, në periudhën janar-mars, pak më të ngadalë sesa vlerësohej fillimisht.

Shpenzimet e konsumit ishin më të fortë sesa mendohej, por bizneset kanë lëvizur më ngadalë ndërsa shkuritmet buxhetore shtëterore dhe te qeveive lokale ishin më të thella.

Departamenti i Tregtisë thotë se rritja ekonomike në tremujorin e parë ishte vetëm pak më poshtë se norma 2.5 për qind që u vlerësua fillimisht.

Ekonomistët besojnë se rritja do të ngadalësohet në rreth 2 për qind në tremujorin prill-qershor, derisa ekonomia po i përshtatet shkurtimeve të shpenzimeve federale, taksave të larta dhe dobësive të mëtejshme globale.

Megjithatë, shumë thonë se rënia nuk mund të jetë aq e rëndë sa ishte menduar dikur.
XS
SM
MD
LG