Ndërlidhjet

Në qershor takim trepalësh për Sirinë?


Sekretari amerikan i shtetit John Kerry dhe homologu i tij rus, Sergei Lavrov

Sekretari amerikan i shtetit John Kerry dhe homologu i tij rus, Sergei Lavrov

Zyrtarët e Rusisë, SHBA-së dhe OKB-së do të takohen në muajin qershor për të diskutuar mënyrat e sjelljes së palëve ndërluftuese në Siri në një vend, në konferencën e paqes, citon Interfax një burim të Ministrisë së Jashtme ruse.

“Më 5 qershor, në Gjenevë, pritet të mbahet një takim tre-palësh, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara, të cilat po bëjnë përgatitjet për konferencën ndërkombëtare mbi Sirinë”, ka thënë burimi i Ministrisë.

Rusia dhe SHBA kanë paraqitur një iniciativë për një konferencë paqësore për Sirinë, e cila do t'i mblidhte të gjitha palët në konflikt.

Ndërsa, po bëhen përgatitje të tilla, lufta në Siri po intensifikohet, ndërsa javën e fundit aty është përfshirë edhe Hezbollahu libanez, që është rreshtuar krah regjimit të Bashar al Assadit.
XS
SM
MD
LG