Ndërlidhjet

Londër: I dyshuari për vrasjen e ushtarit – në gjykatë


I akuzuari i dytë për vrasjen e ushtarit britanik Michael Adebolajo

I akuzuari i dytë për vrasjen e ushtarit britanik Michael Adebolajo

Personi Michael Adebowale, 22 vjeçar, i akuzuar për vrasjen e një ushtari britanik në një rrugë të Londrës, javën e kaluar, sot është paraqitur në një gjykatë në Londër.

Adebowale nuk është deklaruar lidhur me fajësinë për dy akuza kundër tij, që u lexuan sot në gjykatë.

Prokurori i tha gjykatës se Adebowale duhet të gjykohet sipas ligjit përe terrorizëm të Britanisë.

Adebowale formalisht është akuzuar dje për vrasjen me thikë të ushtarit britanik, Lee Rigby, 25 vjeçar.

Ai, poashtu, akuzohet për posedim ilegal të revoles.

Michael Adebowale i ka kaluar 6 ditë në spital, pasi ishte qëlluar nga policia e Londrës gjatë arrestimit të tij.

I akuzuari i dytë, Michael Adebolajo, i cili poashtu ishte qëlluar me armë gjatë arrestimit, mbetet në një spital në Londër.

Dëgjimi i ardhshëm për Adebowalen do të mbahet më 3 dhe 28 Qershor.
XS
SM
MD
LG