Ndërlidhjet

logo-print

Pacolli: Tanzania njeh shtetin e Kosovës


Behgjet Pacolli

Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë një konference për media të mbajtur në ndërtesën e Qeverisë, ka bërë me dije se Kosovën e ka njohur një shtet i ri.

Ai ka thënë se njohja nga Tanzania është rezultat i punës së tij në Afrikë.

Pacolli ka qëndruar para pak ditësh në Adis Abeba të Etiopisë, ku është mbajtur samiti i Unionit Afrikan.

Aktualisht, Kosova është njohur nga rreth 100 shtete të botës, por Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës i ka vetëm 96 shtete në listën e saj të njohjeve.
XS
SM
MD
LG