Ndërlidhjet

Bruksel: Takim i ekipeve të Kosovës dhe Serbisë


Hashim Thaçi (djathtas), Catherine Ashton dhe Ivica Daçiq, në takimin e tyre në Bruksel më 21 Maj

Hashim Thaçi (djathtas), Catherine Ashton dhe Ivica Daçiq, në takimin e tyre në Bruksel më 21 Maj

Në selinë e Bashkimit Evropian në Bruksel sot kanë vazhduar takimet e ekipeve të Kosovës dhe Serbisë, për planin e zbatimit të marrëveshjes për normalizim ndërmjet dy vendeve dhe për arritjen e marrëveshjes për telekomunikime dhe energji.

Sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë pritet që takimet do të vazhdojnë edhe nesër.

Në takime marrin pjesë edhe përfaqësues të Komisionit Evropian.

Ekipin e Kosovës e kryeson zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, ndërsa atë të Serbisë, Aleksandar Vulin, shef i zyrës së qeverisë së Serbisë për Kosovën.
XS
SM
MD
LG