Ndërlidhjet

logo-print

Hague, Daçiq: Marrëveshja me Kosovën – hap i madh


Villiam Hague (majtas) dhe Ivica Daçiq para fillimit të takimit të tyre në Beograd

Villiam Hague (majtas) dhe Ivica Daçiq para fillimit të takimit të tyre në Beograd

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, dhe sekretari i jashtëm i Britanisë, William Hague, kanë vlerësuar sot se në dialogun ndërmjet Prishtinës e Beogradit është bërë hap i madh në sigurimin e stabilitetit dhe paqes në rajon.

Në kumtesën e publikuar pas takimit Daçiq – Hague, sot në Beograd, mëtutje theksohet se zyrtari i lartë britanik ka thënë se ka ardhur në Beograd për ta inkurajuar qeverinë e Serbisë dhe për t’i dhënë mbështetje rrugës evropaine të Serbisë.

Ai, poashtu, është angazhuar edhe për zbatimin më efikas të marrëveshjes për normalizim të arritur në Bruksel, ndërmjet Beogradit e Prishtinës.

“Britania duhet të ndihmoj në avancimin e pozitës së serbëve në Kosovë”, tha Daçiq, dhe ka përsëritur se Serbia i ka plotësuar të gjitha kushtet për fitimin e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Gjatë qëndirmit të tij në Beograd, zoti Hague është takuar edhe me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolliq.
XS
SM
MD
LG