Ndërlidhjet

SHBA: 25 vjet burg për rol në komplot


Manssor Arbabsiar
Manssor Arbabsiar
Një gjyqtar federal amerikan në Nju Jork e ka dënuar me 25 vjet burg, personin Manssor Arbabsiar, me shtetësi iraniano-amerikane, për rolin e tij në komplotin për ta vrarë ambasadorin e Arabisë Saudite në Shtetet e Bashkuara.

Arbabsiar është dënaur sot në Menhetën të Nju Jorkut.

Vitin e kaluar, ai ishte deklaruar se ndjehet fajtor lidhur me akuzat.

Autoritetet thonë se Arbabsiar kishte shkuar në Meksikë me urdhër të ushtrisë iraniane, në vitin 2011, për ta përgatitur përpjekjen për atentat.

Por, komploti nuk është zhvilluar mëtutje.

Prokurorët kishin kërkuar 25 vjet burg për të akuzuarin.

Avokatët argumentuan se 58 vjeçari Arbabsiar vuan nga një sëmundje mendore dhe se ai nuk duhet të dënohet me më tepër se 10 vjet burg.
XS
SM
MD
LG