Ndërlidhjet

SHBA: U zbulua një letër e dyshuar në Shtëpinë e Bardhë


Pamje e Shtëpisë së Bardhë në Uashington
Pamje e Shtëpisë së Bardhë në Uashington
Shërbimi Sekret, që është agjenci përgjegjëse për mbrojtjen e presidentit të Shteteve të Bashkuara, thotë se një letër e dyshuar është zbuluar sot nga aparatet për kontrollin e postës në Shtëpinë e Bardhë.

Shërbimi Sekret thotë se letra ishte e ngjashme me letrat e helmuara, të dërguara për prefektin e Nju Jorkut, Michael Bloomberg, që ishin zbuluar dje.

Në të dy letrat kërcënuese për Bloombergun, që e kishin shenjën e postës në shtetin Luiziana, janë gjetur gjurmë të helmit vdekjeprurës risin.

Shërbimi Sekret ka njoftuar sot se letra e dyshuar, e zbuluar në Shtëpinë e Bardhë, i është dorëzuar Forcës së Bashkuar Terroriste të agjencisë FBI për teste dhe hetime.
XS
SM
MD
LG