Ndërlidhjet

Kryqi i Kuq pezullon operacionet në Afganistan


Ilustrim
Ilustrim
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka bërë të ditur se ka pezulliar të gjitha operacionet në Afganistan.

Një zëdhënës i organizatës i ka thënë Radios Evropa e Lirë se vendimi ka pasuar sulmin e së mërkurës në një nga zyrat e saj në Xhalalabad, në të cilin ka humbur jetën një roje.

Zëdhënësi Hassib Rahimi ka thënë se është ende e paqartë se për sa kohë do të ndalojnë operacionet.

Ai ka deklaruar se Kryqi i Kuq është në bisedime me qeverinë dhe kryengritësit, për të zbuluar se kush qëndron prapa sulmit.

AFP thotë se ky ka qenë sulmi i parë kundër Kryqit të Kuq në Afganistan prejse ka nisur operimet në këtë vend, në vitin 1987.

Organizata ka të punësuar rreth 1,800 njerëz në gjithë Afganistanin, përfshirë 36 në Xhalalabad.
XS
SM
MD
LG