Ndërlidhjet

Dhjetëra njerëz janë konfirmuar të vdekur nga dhuna e së enjtes në Irak.

Shumica e sulmeve kanë ndodhur në Bagdad dhe kanë marrë së paku 25 jetë njerëzish.

Në Mosul, gjashtë persona kanë humbur jetën në dy sulme me bomba.

Guvernatori i provincës Anbar i ka shpëtuar atentatit, pasi një sulmues vetëvrasës ka sulmuar konvojin e tij.

Iraku ka përjetuar rritje të sulmeve që nga fillimi i vitit. Kjo ka thelluar shqetësimet për ripërtëritje të dhunës sektare, e cila në vitet 2006-2007 ka vrarë mijëra njerëz.

I dërguari i Kombeve të Bashkuara në Irak, Martin Kobler, u ka bërë thirrje udhëheqësve irakianë që të bëjnë më shumë për të ulur tensionet sektare.
XS
SM
MD
LG